Pa respektuar kërkesat bazike ligjore, Komuna e Prishtinës e ka dorëzuar projektin për ndërhyrje në zona brenda perimetrit të monumenteve, si Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Rektorati i Universitetit të Prishtinës e Radio-Kosova. Komuna s’ka kërkuar kushtet për planifikim nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të Prishtinës. Thjesht e ka dorëzuar projektin. Madje, pa fletë poseduese të pronave. E për këtë Komisioni i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, s’e ka shqyrtuar projektin
Komuna e Prishtinës ka tentuar që, pa plotësuar as kushtet administrative për të dorëzuar një projekt për ndërhyrje në zona të mbrojtura të trashëgimisë kulturore, të marrë pëlqim për të kryer punime në afërsi dhe në prona të monumenteve. E ndihmuar nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë, Komuna ka dorëzuar dosje të pakompletuar për ndërhyrje në zona brenda perimetrit të monumenteve, si Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Rektorati i Universitetit të Prishtinës e Radio-Kosova. Komisioni i Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka rekomanduar që Komunës t’i kërkohet plotësimi i lëndës. Përgjigje të tillë do të marrë institucioni lokal këto ditë.
Në ditën e 24-t të gushtit të sivjetmë, Komunës së Prishtinës i janë ndaluar punimet para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, pasi kishte bërë ndërhyrje që bien ndesh me Ligjin për trashëgimi kulturore. Zona gëzon mbrojtje të dyfishtë: është brenda perimetrit të Bibliotekës si monument dhe zonë e mbrojtur e Qendrës Historike të Prishtinës. Ligji përcakton se për ndërhyrje në hapësira të tilla duhet miratim i projektit nga institucionet e trashëgimisë kulturore. Më pas Komuna ka nisur të respektojë Ligjin, por jo në plotësi.
Procedura Standarde Operative e aplikimit për miratim të projekteve në raste si ky kërkon që nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të kërkohen kushtet mbi të cilat mund të projektohet në zona të mbrojtura. Më pas të hartohet projekti ideor, bazuar mbi normat e caktuara, dhe i njëjti, bashkë me fletën poseduese të pronës dhe kopjen e planit, të dorëzohet në QRTK. Më pas, QRTK-ja e dorëzon në Komisionin që bën vlerësimin e projekteve në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve.
Komuna s’ka kërkuar kushte për planifikim nga QRTK-ja e Prishtinës. Thjesht e ka dorëzuar projektin. Madje, pa fletë poseduese të pronave.
QRTK-ja, në këtë rast e rajonit të Prishtinës, e bën vlerësimin administrativ nëse një lëndë është e kompletuar për t’u dërguar në IKMM. Në rastin e Komunës, QRTK-ja i ka “mbyllur sytë” dhe lënda e pakompletuar është dorëzuar më pas në IKMM. Por Komisioni i IKMM-së, që është mbledhur të martën, s’e ka shqyrtuar projektin.
“Është rekomanduar që palës, në këtë rast Komunës, t’i kërkohen kushtet për planifikim në zonë të mbrojtur dhe në perimetër të monumenteve, pastaj të dorëzojë projektin dhe t’ia bashkëngjisë fletën ose fletët poseduese të pronave”, kanë bërë të ditur burime brenda Komisionit.
Zyrtarët e institucioneve të trashëgimisë kulturore janë të ndarë sa i përket dorëzimit të fletëve poseduese. Ka prej tyre që konsiderojnë se, në rastet kur projekti nuk dorëzohet nga pronarët e hapësirave, por nga një palë tjetër, si në këtë rast Komuna, duhet edhe një marrëveshje me pronarët.
“Ku është logjika që dikush të projektojë për një pronë të huaj, si në këtë rast të Rektoratit, Bibliotekës e Radio-Kosovës, më pas, bashkë me projektin, të dorëzojë fletë poseduese dhe t’i miratohet një projekt pa treguar se zyrtarisht ka marrëveshje me pronarin ose pronarët? Përse legjislacioni kërkon që të dorëzohet fleta poseduese? Veçse të tregojë se pronari ose pronarët pajtohen me projektin që parashikohet të implementohet”, ka thënë një zyrtar i institucioneve të trashëgimisë kulturore.
KOHA, para një jave, ka kërkuar sqarime nga Qendra Rajonale e Trashëgimisë Kulturore në Prishtinë se përse Komunës i pranohet aplikimi për leje duke mos paraqitur marrëveshje me pronarët, duke pasur parasysh se me fletë poseduese Komuna s’është pronare e krejt hapësirës, e po ashtu përse në këtë rast pranohet lënda edhe pa fletë poseduese. Por QRTK-ja nuk është përgjigjur. E Komuna, për këtë rast, nuk është përgjigjur asnjëherë.
Drejtuesi i fondacionit për trashëgimi kulturore pa kufij, “CHwB Kosova”, Sali Shoshi, ka thënë se për rastin konkret s’ka informacion. Por, sipas tij, në parim konsultimet me pronarët janë bazike.
“Pronarët duhet të jenë të informuar se çfarë ndodh me pronën e tij. Në princip, çdo pronar duhet të jetë i informuar për pronën e tij. Vetë MKRS-ja, kur do të qaset në një pronë që është aset i trashëgimisë kulturore, duhet ta njoftojë pronarin, sipas Ligjit shtatë ditë përpara”, ka thënë ai. Sipas tij, s’ka sens që një lëndë të pranohet pa fletë poseduese.
“Logjika duhet të jetë që investitori të ketë marrëveshje me pronarin. Procedura duhet të jetë në dy faza: një ku bëhet verifikimi i dokumenteve se a janë në rregull dhe tjetra të merret me përmbajtjen e projektit”, ka thënë ai.
Në gushtin e sivjetmë, Komuna ka shfrytëzuar si alibi projektin për sheshin “Xhorxh Bush” për të nisur me heqjen e kubëzave para ndërtesës së Bibliotekës. Në krye të herës ka qenë projekt i përbashkët. Por tash del se institucionet e trashëgimisë kulturore, kur kanë miratuar atë projekt, në dosje s’është përfshirë pjesa para Bibliotekës.
Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore, përgjegjëse për trashëgiminë kulturore të rajonit të kryeqytetit, pas inspektimit të bërë, ka konstatuar se punimet janë duke u zhvilluar edhe në perimetrin dhe zonën mbrojtëse të këtij aseti të Bibliotekës. Ka njoftuar Inspektoratin e Trashëgimisë Kulturore dhe punimet i janë ndalur Komunës.
Ligji për trashëgimi kulturore, bashkë me aktet nënligjore, përcakton se, në rastet kur ka ndërhyrje në zona të mbrojtura të trashëgimisë kulturore, pala – në këtë rast Komuna – duhet të drejtohet me shkresë që kërkon miratimin e projektit dhe të dorëzohet projekti i plotë. Pas miratimit të IKMM-së, që në këtë rast me ligj gëzon të drejtën e vetos, Komuna mund të nisë me sigurimin e vendpunishtes për implementimin e projektit.
Ligji për trashëgimi kulturore përcakton se, në situatat kur zhvillohen punime afër monumenteve, duhet leje me shkrim.
“Cilado ndërhyrje që ndikon në tërësinë ose vlerat e trashëgimisë kulturore, kërkon leje të shkruar nga institucioni kompetent”, përcaktohet në nenin 4 të Ligjit për trashëgimi kulturore. Aty, po ashtu, bëhet e ditur se institucioni kompetent urdhëron ndaljen e menjëhershme, për një periudhë të pacaktuar kohore, të çdo lloj pune të paautorizuar në trashëgiminë kulturore.
«La solicitud de permiso para la construcción de edificios u otras creaciones dentro del área protegida de un monumento arquitectónico, o dentro de un área de conservación arquitectónica, o que afecte el entorno de una concentración, se somete a consideración de la institución competente. La institución competente tiene derecho de veto sobre la concesión de dicho permiso. Si la institución competente no responde en un plazo de 15 días respecto a la solicitud de construcción de edificios u otras obras, la autoridad competente en materia de planificación y construcción podrá decidir sobre el permiso», establece el artículo 9.
E menaxhmenti aktual i Komunës, veprime të tilla i ka së paku pesë, pa llogaritur disa ndërhyrje rresht për projektin për sheshin “Xhorxh Bush”. Lejen për këtë shesh e ka marrë në qershorin e sivjetmë. Por, pa përfshirë në dosjen e aplikimit edhe pjesën para Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, megjithëse si tender mbi 18 milionë euro e ka të përfshirë edhe këtë pjesë.
Në mars të vitit të kaluar, Komuna, pa përfillur Ligjin për trashëgimi Kulturore, synonte punime midis pesë monumenteve dhe zonës së mbrojtur të Qendrës Historike të Prishtinës. Komuna s’kishte marrë leje për ndërhyrje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, si i vetmi institucion me mandat për miratimin ose refuzimin e projekteve që prekin trashëgiminë arkitekturore. Punimet ishin ndërprerë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore. Pas aplikimit për leje, ajo nuk ishte dhënë, kryesisht për shkak të lokaleve që janë paraparë.
El Instituto de Kosovo para la Protección de Monumentos ha estado proporcionando recomendaciones desde el año pasado, cuando el municipio presentó su solicitud tras la suspensión de las obras. El IKMM había solicitado aclaraciones adicionales, como análisis del contexto urbano e histórico.
Después de que el municipio volviera a recopilar el expediente y desistiera de utilizar los terrenos cercanos a los monumentos, se aprobó el permiso.