Arritja fondamentale e Planit të Ahtisaarit është se e ka zgjidhur problemin e statusit të Kosovës njëherë e përgjithmonë, edhe nëse Pavarësia e shpallur para nëntë vjetësh nuk është njohur ende nga të gjitha palët. Kështu thotë ish-ndërmjetësi në negociatat për status të Kosovës, Albert Rohan.
Në një intervistë për “Kohën Ditore”, me rastin e nëntëvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Rohan, i cili bashkë me presidentin Martti Ahtisaari kanë udhëhequr bisedimet e Vjenës, flet për problemet e mbetura në funksionimin e shtetit të Kosovës, si dhe për çështjet që ai mendon se duhet të jenë prioritet për vendin.
Qëllimi më i rëndësishëm që Kosova duhet ta ketë përpara vetes në vitet e ardhshme është ta zërë hapin me Serbinë në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian, “ashtu që dy vendet të mundë të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë”, thotë Rohan, derisa Gjykatën Speciale e sheh si të dobishme për vendin, meqë, përmes saj, “duke e individualizuar fajin, çdo nocion për një përgjegjësi kolektive të Kosovës apo UÇK-së do të hiqet”.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Rohan: Kosova ka bërë kompromiset e veta, nuk duhet të shkojë përtej Ahtisaarit
-
Rohan këshillon Serbinë e Rusinë të pajtohen me faktin e pavarësisë së Kosovës
-
Rohan: Kosova mos të fokusohet në SHBA e Rusi por në procesin e anëtarësimit në BE
-
Rohan thotë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme
-
Insistimi i BE-së në Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe në Kosovë