Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportimet për mungesë të uniformave dhe pajisjeve për zyrtarët e Policisë së Kosovës, çështje kjo që ishte raportuar se kishte ndikuar edhe në shtyrjen e diplomimit të gjeneratës së 63-të të kadetëve policorë, raporton Ekonomia Online.
Asked about this issue, Kurti said that the Ministry of Internal Affairs is responsible for providing information on the supply of equipment and uniforms. He emphasized that the budget for the Kosovo Police has been continuously increased.
“Unë tash do të shkoj atje dhe natyrisht është një arritje e re që Republikës së Kosovës po i shtohen edhe mbi 300 kadetë të rinj, nga të cilët rreth 30% janë gra. Sa i përket furnizimit me pajisje, me uniforma, është Ministria e Punëve të Brendshme që mund t’ua jep përgjigjen e duhur mbi atë se si shkojnë proceset, por buxheti për Policinë e Kosovës është rritur vazhdimisht dhe kurrë nuk ka pasur më shumë kujdes shtetëror e qeveritar për policinë, ushtrinë, oficerin dhe uniformën sikurse tani”, tha Kurti.
Ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës do të mbahet sot nga ora 16:30, ku pritet t’i bashkohen institucionit mbi 300 zyrtarë të rinj policorë.
Është raportuar se kjo ceremoni ishte planifikuar për javën e kaluar, por u shty shkaku i mungesës së uniformave. KOHA pati kontaktuar me Policinë për këtë çështje, por s’ka marrë përgjigje.