Vlera e kredive të reja të lëshuara në vitin 2025 në Kosovë ka mbërritur në 2.68 miliardë euro, sipas një grafikoni të publikuar nga Instituti GAP.
Të dhënat e paraqesin vitin 2025 si vit rekord me vlerën e kredive të reja.
Të dhënat, me burim Bankën Qendrore të Kosovës, kanë treguar rritje të vlerës së kredive të reja në krahasim me vitin paraprak për 3.8 për qind.
Në të njëjtën kohë, ka pasur edhe rritje të normës efektive të interesit në këto kredi të reja. Përderisa në vitin 2024 ka pasur normë prej 6.1 për qind tash ka mbërritur në 6.4%.