Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Ekonomi

Dogana njofton për mbi 1 miliard euro të hyra deri në gusht

Dogana

Dogana e Kosovës / Ilustrim

Dogana e Kosovës të enjten ka njoftuar për atë që e kanë quajtur sukses historik, duke mbledhur për mbi 1 miliard euro të hyra deri në gusht të këtij viti.

Që nga themelimi i Doganës (1999), sipas njoftimit, është hera e parë që në periudhën janar-gusht arrihet kjo shumë.

“Dogana e Kosovës ka arritur një sukses historik duke mbledhur mbi 1 miliard euro të hyra. Kjo arritje përfaqëson një pikë të rëndësishme për institucionin dhe për ekonominë e vendit tonë, duke reflektuar përpjekjet e vazhdueshme për të përmirësuar proceset dhe për të rritur efikasitetin e shërbimeve tona”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Për këtë rritje, Dogana ka thënë se ka pasur “kombinim faktorësh”.

“Ky rekord i ri është rezultat i një kombinimi faktorësh, duke përfshirë: Përmirësimin e procedurave Doganore: Implementimi i sistemeve të reja dhe teknologjive për të thjeshtuar dhe shpejtuar proceset doganore ka luajtur një rol kyç në arritjen e këtij suksesi. Lufta kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal: Masat e intensifikuara dhe bashkëpunimi me agjencitë tjera të zbatimit të ligjit kanë kontribuar në uljen e kontrabandës dhe evazionit fiskal, duke rritur të hyrat. Transparenca dhe edukimi publik: Rritja e ndërgjegjësimit publik dhe edukimi i qytetarëve dhe bizneseve për rëndësinë e përputhshmërisë me ligjet doganore ka rezultuar në një përputhshmëri më të lartë dhe, rrjedhimisht, në të hyra më të larta”, vijon njoftimi.

Edhe Dogana, 1.3 miliardë euro të hyra apo rreth 71 milionë euro më shumë krahasuar me vitin e kaluar Arbëri Dogana, 1.3 miliardë euro të hyra apo rreth 71 milionë euro më shumë krahasuar me vitin e kaluar

Drejtori i Përgjithshëm i Doganës, Agron Llugaliu, sipas njoftimit shprehu mirënjohjen për stafin e Doganës dhe për partnerët strategjikë që kanë ndihmuar në arritjen e këtij suksesi.

“Ky është një moment i rëndësishëm për Doganën e Kosovës dhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë, mbledhja e 1 miliard eurove të hyra është dëshmi e punës së palodhshme, përkushtimit dhe profesionalizmit të Doganës së Kosovës”, ka thënë Llugaliu, sipas njoftimit.

Tabela / FOTO: Dogana e Kosovës