Ekipi kosovar në CS: GO, Bad News Eagles ka shënuar fitoren e dytë në turneun Major në Rio.
BNE mposhti ekipin gjerman BIG me rezultatin 16:11. Përballja u luajt në hartën Dust 2. Ekipi gjerman BIG po kryesonte 11:4, por BNE fitoi 12 runde rresht dhe siguroi fitoren e dytë.
Ndeshjen e parë po të hënën e fitoi 16:3 ndaj ekipit brazilian 00nation.
Turneu Major është më i madhi në CS: Go. Fituesi i merr 500 mijë dollarë.