Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles, është kualifikuar në Majorin që do të mbahet në Rio de Janeiro të Brazilit këtë vit. BNE-ja në ndeshjen vendimtare mposhti ekipin rus Forze, 2:1 në harta të shtunën.
BNE-ja e nisi mjaft keq këtë ndeshje. Humbi në hartën dust_2 16:13. Në disavantazh ishte edhe në hartën Ancient. Por BNE-ja bëri rikthim sensacional nga 4:11, në 16:12 për ta fituar hartën dhe për ta barazuar rezultatin.
Në hartën vendimtare, në Mirage, BNE-ja ishte dominuese. Fitoi 16:4.
Në eliminatoret për kualifikimin në Major, BNE-ja regjistroi tri fitore dhe dy humbje.
Fondi i shpërblimeve në Majorin e Brazilit është 1.25 milionë dollarë.