E-sports

Finalja e CS:GO, ndeshen Outsiders dhe Heroic

Të dielën në orën 19:00 do të nisë ndeshja finale mes ekipit Outsiders dhe Heroic në CS:GO. Outsiders është ekip i bazuar në Rusi, ndërsa Heroic në Norvegji.

Ekipi kosovar, Bad News Eagles, është eliminuar më 7 nëntor në turneun Major në Rio de Janeiro në fazën Legends.

Ai humbi 2:0 në mapa nga ekipi ukrainas Na’Vi. Me arritjen në fazën Legends, BNE-ja ka fituar 20 mijë dollarë.

Fituesi i turneut Major i merr 500 mijë dollarë.