Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se shumë njerëz i thonë se pas ardhjes në pushtet ka ndryshuar.
Kreu i ekzekutivit, tha të enjten në Deskun e KTV-së, se njerëzit e duan Albinin opozitar dramatik.
“Ka njerëz që më thonë ke ndryshuar duke e dashur atë Albinin opozitar dramatik. Por nuk jam në opozitë më. Nëse kthehem ndonjëherë në opozitë do të mund tu shuhet nostalgjia e disave për Albinin dramatik. Por unë nuk besoj që kemi nevojë për qeverisje dramatike por kemi nevojë për normalizim të shtetit të Kosovës. Mund të dukem ndryshe sepse funksioni dhe misioni në qeverisjen demokratike nuk janë sikurse në opozitën e atij shteti ku dominon të korruptuarit”, ka thënë Kurti.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurti: Vullneti i popullit duhet të përkthehet në institucione funksionale
-
Kurti shmang pyetjen për mundësinë e koalicionit me LDK-në
-
Kurti: Të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës
-
Kurti: Për të ecur përpara duhet të përfundojë sjellja refuzuese e opozitës
-
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit