Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

Folarin Balogunit

Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka kritikuar ashpër FIFA-n për vendimin për pezullim të dënimit të Folarin Balogunit me një ndeshje moslojë, për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen e kaluar.

Ishte presidenti i SHBA-së, Donald Trump që i kërkoi FIFA ta shqyrtojë dënimin e Balogunit, duke konsideruar se kartoni i kuq ndaj tij ishte i padrejtë. Dhe FIFA vendosi që dënimi me një ndeshje moslojë i Balogunit të shndërrohet me dënim me kusht, duke ia mundësuar atij që të luajë ndaj Belgjikës, të martën në mëngjes.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

UEFA ka vlerësuar se FIFA ka kaluar vijën e kuqe dhe ka minuar integritetin e lojës.

“Shpresim mosbesimin tonë ndaj një vendimi të paprecedentë, të pakuptueshëm dhe të pajustifikueshëm”, ka thënë UEFA në një deklaratë të lëshuar të hënën.

“Kur siguria e rregullave nuk garantohet më nga mbrojtësit e saj, integriteti i lojës është në rrezik dhe besueshmëria e një gare minohet”, shkruan tutje në reagimin e shtëpisë evropiane të futbollit.

Reagimet janë të shumta lidhur me vendimin e FIFA-s, të nxitur nga telefonata e Trumpit.