Selektori i Anglisë, Thomas Tuchel, ka thënë se skuadra e tij ishte e frustruar nga një prej paraqitjeve më të forta mbrojtëse që ka parë ndonjëherë.
Të martën mbrëma Anglia u ndal në barazim pa gola nga Gana, ndonëse llogaritej favorite e madhe.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTucheli u ka bërë thirrje tifozëve që të qëndrojnë pozitivë.
“Kam respekt të plotë për Ganën. Kjo përfaqësuese është mbrojtur me shumë vendosmëri, me shumë disiplinë dhe me një nga paraqitjet më të mira fizike që kam parë nga një skuadër që mbrohet”, ka thënë trajneri gjerman për gazetarët.
“Kishim mjaftueshëm goditje dënimi për të vendosur ndeshjen, por nuk ishim mjaftueshëm klinikë”, ka shtuar Tuchel.
Ai ka theksuar se merr më shumë gjëra të mira se të këqija nga ndeshja.
Tuchel është i vetëdijshëm se tifozët mund të jenë të nervozuar pasi Anglia dështoi të përsëriste lojën sulmuese që e shfaqi ndaj Kroacisë në ndeshjen e parë.
Anglia e kishte topin në 78.8 për qind të kohës në ndeshjen ndaj Ganës. Është përqindja më e lartë në Botëror e një përfaqësueseje që nuk ia doli të realizojë gol, që kur nisën të mbahen statistikat në vitin 1966.
“Është e vështirë të shikosh kur një ekip provon të luajë dhe të vrapojë pas këtij blloku të thellë dhe të gjejë hapësira për të krijuar shanse”, ka pranuar Thomas Tuchel. “Ne gjithmonë provojmë të argëtojmë tifozët tanë. Ishte vështirë këtë herë. Shpresoj se ata nuk e humbin besimin. Ka shumë rrugë për të bërë”.
Tuchel gjithashtu tha se kapiteni Harry Kane nuk kishte gjasa të humbte në vazhdim të Botërorit një shans aq të mirë të cilin nuk e konkretizoi në ndeshjen e së martës mbrëma. Pasi zëvendësuesi Nico O’Reilly goditi traversën, topi u kthye në mënyrë të përkryer për Kanen. Por ylli anglez gjuajti mbi portë, pak minuta para fundit.
“Në 99 nga 100 raste, ai do ta shndërrojë këtë shans në gol”, tha Tuchel.
Anglia i ka katër pikë pas dy ndeshjeve të para. E pret Panamanë e eliminuar të shtunën në ndeshjen e fundit në grup. Tifozët anglezë presin reagimin e ekipit. Anglia vlerësohet prej pretendenteve për titull të botës.