Te Përfaqësuesja e Austrisë janë shprehur të shqetësuar me gjendjen e mbrojtësit Stefan Posch, pas fitores ndaj Jordanisë 3:1 në ndeshjen hapëse.
29-vjeçari rrezikon ta humb Botërorin.
Ai u lëndua në fytyrë në minutat e fundit të ndeshjes.
Përzgjedhësi Ralf Rangnick ka theksuar pas ndeshjes se nëse ekziston lëndimi i thyerjes së nofullës, ai do të mungojë në gjithë turneun.
Përveç Poschit, lëndim ndaj Jordanisë pësoi edhe kapiteni David Alaba.
Qendërmbrojtësi u zëvendësua nga Kevin Danso në minutën e 59-të.