Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur në Tijuana, pasi një trup i pajetë është gjetur në një parking afër stadiumit ku stërvitet Përfaqësuesja e Iranit.
Agjencia e lajmeve AFP ka raportuar të shtunën se trupi është gjetur brenda një veture që kishte tabela të Kalifornisë.
Trupi i dekompozuar u gjet nga një patrollë e policisë.
“Gjatë kontrollit të veturës, ata gjetën një person të mbështjellë me qese të zezë, në të cilin u panë shenja dhune”, ka thënë një zyrtar i Zyrës së Prokurorit Publik në Tijuana.
Ky qytet që është në kufi me SHBA-në konsiderohet si njëri prej qyteteve më të rrezikshme në botë.
Edhe
Irani vendoset në Meksikë për Botëror, jo në SHBA
Më shumë se 1200 persona janë vrarë në Tijuana vetëm në vitin 2025.
Për këtë arsye, iranianët gjithmonë janë në përcjellje të ushtarëve të armatosur nga hoteli deri në stadium.