Zvicra mposht Kanadanë dhe e fiton grupin
Zvicra e ka mposhtur Kanadanë 2:1 në Vancouver të mërkurën mbrëma dhe e ka fituar Grupin B.
Avancon në fazën tjetër të turneut të Botërorit nga pozita e parë me shtatë pikë në tri ndeshje.
Kanadaja mbetet e dyta me katër pikë, sa ka edhe Bosnjë-Hercegovina në vendin e tretë. Por, kanadezët kanë goldallim më të mirë. Ndeshja e ndërsjellë u mbyll 1:1.
Johan Manzambi shkëlqeu te Zvicra me gol e asistim. 40 sekonda pasi nisi pjesa e dytë, asistoi për Ruben Vargasin për 1:0. Golin e tretë të Botërorit 2026, për 2:0, e shënoi në minutën e 57-të.
Zëvendësuesi Promise David shënoi për Kanadanë në minutën e 76-të, një minutë pasi hyri në fushë si zëvendësues.
Kapiteni Xhaka e kompletoi ndeshjen te Zvicra dhe u ndëshkua me të verdhë në minutën e 32-të.
Ardon Jashari mbeti në bankën rezervë.
Vetëm një minutë në fushë, David shënon për 2:1
Kanadaja ka realizuar gol me zëvendësuesin Promise David, në minutën e 76-të.
David u inkuadrua në minutën e 75-të, ndërsa një minutë më vonë shënoi nga afërsia për 2:1.
Talenti Manzambi vazhdon shkëlqimin
Talenti Johan Manzambi ka vazhduar shkëlqimin në Kupën e Botës.
Ai realizoi me gjuajtje të fuqishme për 2:0.
Për mesfushorin e Freiburgut është goli i tretë. Ai shënoi në minutën e 57-të.
Zvicra në epërsi
Me të nisur pjesa e dytë, Zvicra kaloi në epërsi 1:0.
Sulmuesi Ruben Vargas realizoi për 1:0.
Zvicra e Kanadaja po barazojnë në pjesën e parë
Zvicra dhe Kanadaja janë ndarë baras 0:0 në pjesën e parë të ndeshjes.
Të dyja përfaqësueset patën raste për shënim, por nuk realizuan.
Johan Manzambi dhe Breel Embolo kishin mundësi të mira shënimi për Zvicrën, ndërsa Cyle Larin e Jonathan David i patën mundësitë më të mira për Kanadanë.
Granit Xhaka mori karton të verdhë në minutën e 32-të.
"Patada"
— Alan Rus 🍸🐍 (@cabemaiden) June 24, 2026
Por esta patada del jugador Suizo Granit Xhaka al Canadiense Cyle Larin pic.twitter.com/TK5zdIqTVx
Kanadaja rrezikon portën e Zvicrës
Sulmuesi Cyle Larin i Kanadasë ka rrezikuar portën e portierit Gregor Kobel të Zvicrës.
Larin në minutën e 33-të mori top në zonë dhe tentoi të realizonte, por ishte Kobel që nuk u zu në befasi dhe e priti tentimin e sulmuesit kanadez.
Rezultati pas 35 minutash lojë është ende 0:0.
Zvicra luan sigurt në mbrojtje, i afrohet edhe golit
Kanë kaluar 15 minuta lojë në ndeshjen Zvicra – Kanadaja.
Zvicra në minutat e para të ndeshjes ka luajtur shumë kujdesshëm në mbrojtje, derisa është shfaqur rrezikshëm edhe në sulm.
Në minutën e 11-të, Breel Embolo doli përballë portierit kundërshtar, por nuk ishte i suksesshëm.
Gjuajtja e tij u prit nga portieri Maxime Crepeau.
Xhaka regjistron tjetër rekord në Kupë të Botës
Mesfushori dhe kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, së bashku me mbrojtësin Ricardo Rodriguez, janë duke luajtur në ndeshjen e 15-të në Kupë të Botës me Zvicrën.
Të dy lojtarët vendosin rekord të ri për shtetin helvetik me paraqitje në ngjarjen globale, shkruan FIFA.
Si përfundoi ndeshja e vetme mes Zvicrës dhe Kanadasë?
Kanadaja dhe Zvicra nuk kanë histori të gjatë me ndeshje të ndërsjella.
E vetmja ndeshje mes këtyre dy përfaqësueseve ishte luajtur në vitin 2002.
Kanadaja e kishte fituar atë ballafaqim me rezultatin 3:1.
Kapiteni Xhaka udhëheq Zvicrën në një tjetër ndeshje
Kapiteni Granit Xhaka do të jetë titullar edhe në një tjetër ndeshje të Zvicrës në Kupën e Botës.
Ardon Jashari do të jetë sërish në bankën rezervë.
FIFA ka publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes që Zvicra e luan ndaj Kanadasë, në kuadër të Grupit B. Ndeshja e cila nis në orën 21:00, do të luhet në stadiumin “BC Place” në Vancouver.
Është ndeshje që do ta përcaktojë përfaqësuesen që do të dalë e para në grup.
Kanadaja e Zvicra zënë dy pozitat e para me nga katër pikë, ndërsa Bosnjë-Hercegovina e Katari në vendin e tretë e të katërt, kanë nga një pikë.
Formacioni i Zvicrës:
Kobel, Elvedi, Akanji, Rodriguez, Jaquez, Freuler, Manzambi, Xhaka, Sow, Embolo, Vargas
Formacioni i Kanadasë:
Crepeau, Johnston, Fougerolles, Cornelius, Laryea, Choiniere, Saliba, Larin, David, Buchanan, Ahmed

