Spanja dominon ndaj Austrisë dhe avancon tutje
Spanja ka dominuar të enjten mbrëma në Los Angeles ndaj Austrisë dhe ka bërë vend në mesin e 16 përfaqësueseve më të mira të Kupës së Botës. Spanja krijoi shumë mundësi shënimi, ndërsa e mbylli ndeshjen me fitore 3:0 ndaj austriakëve. Spanja do të jetë në 1/8 e finales së Kupës së Botës pas një kohe të gjatë.
Kampionia në fuqi e Evropës dhe fituesja e Botërorit të vitit 2010, Spanja, në fazën tjetër të garës e pret fituesen nga ndeshja Portugalia – Kroacia që luhet në orën 1 pas mesnate në Toronto.
Mikel Oyarzabal me asistim të Marc Cucurellas në minutën e 36-të, Pedro Porro në minutën e 66-të me asistim të Alex Baenas shënuan fillimisht për 2:0. Për Porron ishte goli i parë për Spanjën në paraqitjen e tij të 20-të. Oyarzabal e shënoi një tjetër gol në minutën e 89-të, sërish me asistim të Cucurellas.
Ishte fitorja e parë e Spanjës në një ndeshje të fazës nokaut në Kupën e Botës në 16 vjet. Fitoren e fundit në fazën nokaut të Botërorit, Spanja e kishte realizuar në vitin 2010 ndaj Holandës në finale.
Në vitin 2014, Spanja nuk e kaloi grupin, ndërsa në vitet 2018 dhe 2022, ishte mposhtur në penallti nga Rusia dhe Maroku.
Austria ndërkohë në këtë fazë të turneut të ngjarjes globale luajti për herë të parë që prej vitit 1954.
Oyarzabal shënon tjetër gol
Mikel Oyarzabal ka shënuar tjetër gol për Spanjën në ndeshjen ndaj Austrisë.
Tani rezultati është 3:0.
Sulmuesi i Real Sociedadit, shënoi në minutën e 89-të.
Marc Cucurella ishte sërish asistues.
Spanja dyfishon epërsinë
Pedro Porro ka shënuar gol me kokë në minutën e 66-të, për të dyfishuar epërsinë e Spanjës ndaj Austrisë.
Ai realizoi pas një depërtimi të Alex Baenas.
Spanja dominuese shkon në pushim me vetëm një gol epërsi
Spanja ka shkuar në pushim me epërsi të një goli ndaj Austrisë.
Mikel Oyarzabal me asistim të Marc Cucurellas, shënoi nga afërsia me gjuajte të saktë.
Për sulmuesin e Real Sociedadit ishte goli i tretë në turneun e ngjarjes globale.
Spanjës pak minuta më herët iu anulua edhe një gol i Cucurellas.
Gjyqtari pa ndërhyrje të palejuar në portierin e Austrisë.
Spanja e dominoi pjesën e parë edhe me posedim, edhe me raste. Në fundin e pjesës së parë, Alex Baena e qëlloi transversalen nga gjuajtja e lirë, ndërsa Lamine Yamal nuk shënoi nga afërsia më pas.
Austriakët ndërkohë patën pak dalje para.
Spanja zhbllokon sfidën
Mikel Oyarzabal e ka shënuar golin e parë për Spanjën, në minutën e 37-të.
Spanja është duke fituar 1:0 ndaj Austrisë.
Pas shumë tentimeve, Oyarzabali nuk gaboi nga afërsia, pas asistimit të Marc Cucurellas.
Pritje e shkëlqyer e portierit të Austrisë
Portieri i Austrisë ka bërë pritje të shkëlqyer në minutën e 32-të.
Ai e shpëtoi përfaqësuesen e tij pa pranuar gol.
Ishte Mikel Oyarzabal që gjuajti fuqishëm drejt portës. Por, golin ia mohoi portieri Alexander Schlager. Schlager është portier i Salzburgut austriak.
Kalojnë 20 minuta lojë, ende baras
Kanë kaluar 20 minuta lojë në ndeshjen Spanja – Austria.
Rezultati është ende 0:0.
Spanja ka kërkuar penallti në fillim të ndeshjes dhe i është afruar po ashtu shënimit të golit me Lamine Yamalin.
Por, gjuajtja e tij u prit nga portieri Alexander Schlager.
Ndërkohë, edhe Austria doli rrezikshëm para portës së Unai Simonit.
Por, sulmuesi Michael Gregoritsch nuk e përcolli mirë aksionin dhe topi doli jashtë.
Fituesi i këtij ballafaqimi luan në raundin e 16 përfaqësueseve më të mira me fituesen e ndeshjes Portugalia – Kroacia.
Publikohen formacionet për ndeshjen Spanjë-Austri
Spanja dhe Austria kanë publikuar formacionet për ndeshjen që shpie në 1/8 e finales në Kupën e Botës.
Takimi luhet me fillim nga ora 21:00 në Los Angeles.
Formacionet:
