SHBA-ja kualifikohet në fazën nokaut
SHBA-ja është kualifikuar për në fazën nokaut të Kupës së Botës.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mposhtën Australinë me rezultatin 2:0.
Ndeshja e zhvilluar në Seattle i takoi Grupit D. SHBA-ja i prin grupit me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve. Australia ka tre pikë në vendin e dytë.
Mbrojtësi Cameron Burgess shënoi autogol në minutën e 11-të për 1:0.
Alex Freeman realizoi për 2:0 në minutën e 43-të.
Në Grupin D janë edhe Turqia dhe Paraguai, që luajnë të shtunën në orët e hershme. Në rast se Turqia mposhtet ose barazon me Paraguain, atëherë SHBA-ja e siguron kalimin e grupit nga vendi i parë.
Turqia dhe Paraguai janë pa pikë.
SHBA-ja dyfishon epërsinë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e ka dyfishuar epërsinë ndaj Australisë.
Alex Freeman shënoi golin e dytë në minutën e 43-të.
Amerika po udhëheq 2:0.
VIDEO:
🚨🌎 ALEX FREEMAN DOUBLES THE LEAD FOR THE USA!
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) June 19, 2026
USA 2-0 Australia.pic.twitter.com/loJ3vRXXrd
SHBA-ja në epërsi ndaj Australisë
SHBA-ja ka kaluar në epërsi ndaj Australisë.
Mbrojtësi Cameron Burgess shënoi autogol në minutën e 11-të për epërsinë e SHBA-së, pas depërtimit të Balogun.
Kjo ndeshje i takon Grupit D.
VIDEO:
🚨🌎 THE USA HAVE TAKEN THE LEAD AGAINST AUSTRALIA!
USA 1-0 Australia.pic.twitter.com/EMGzYSQilz