Meksika e nis me fitore Botërorin 2026
Meksika e ka nisur me fitore Kupën e Botës 2026.
Ndeshjen e parë të Botërorit në Kanada, Meksikë dhe SHBA, të zhvilluar në stadiumin ikonik “Azteca” në Mexico City, Meksika e fitoi 2:0 ndaj Afrikës së Jugut.
Julian Quinones në minutën e nëntë dhe Raul Jimenez në minutën e 67-të i shënuan golat e fitores.
Në pjesën e dytë u dhanë tre kartonë të kuq. Te Afrika e Jugut u përjashtuan Yaya Sithole dhe Themba Zëane, kurse Cesar Montes u përjashtua te Meksika.
Në Grupin A janë edhe Çekia dhe Koreja e Jugut.
Edhe Meksika me një futbollist më pak
Pas dy kartonëve të kuq te Afrika e Jugut, edhe Meksika ka mbetur me një futbollist më pak në fushë.
Cesar Montes u ndëshkua në fund pas një ndërhyrjeje jashtë zonës së rreptësisë.
Edhe kartoni i dytë i kuq në ndeshjen hapëse
Themba Zwane është bërë futbollisti i dytë i Afrikës së Jugut që është ndëshkuar me të kuq në ndeshjen hapëse të ndeshjes me Meksikën.
Ai u ndëshkua në minutën e 84-t. Ai u ndëshkua pas rishikimit me var. E pësoi për gjest josportiv.
Meksika po udhëheq 2:0.
Meksika dyfishon rezultatin
Meksika e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Afrikës së Jugut.
Raul Jimenez shënoi për 2:0 në minutën e 67-të.
Ai shënoi një minutë pasi në lojë u inkuadrua Gilberto Mora, talenti 17-vjeçar.
Mora u bë lojtari më i ri që luan në një Kupë të Botës për Meksikën. Ai po ashtu është lojtari më i ri i këtij Botërori.
Ndeshja e parë sjell edhe kartonin e parë të kuq
Yaya Sithole i Afrikës së Jugut është futbollisti i parë i ndëshkuar me karton të kuq në Botërorin 2026.
Ai u ndëshkua pasi si lojtar i fundit pengoi një aksion të Meksikës.
Rasti ndodhi në minutën e 50-të. Meksika po udhëheq 1:0.
Mbyllet pjesa e parë, Meksika në epërsi
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes së parë të Kupës së Botës ndërmjet Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Meksika ka shkuar në pushim me epërsi 1:0.
Me asistim të Erik Liras në minutën e nëntë, golin e vetëm në pjesën e parë e shënoi Julian Quinones.
Shënohet goli i parë i Botërorit
Meksika e ka shënuar golin e parë në Kupën e Botës 2026.
Julian Quinones e ka shënuar golin për 1:0 në të mirë të Meksikës ndaj Afrikës së Jugut, në minutën e nëntë.
Nis ndeshja e parë e Botërorit
Ka nisur zyrtarisht Kampionati Botëror i futbollit.
Nga ora 21:00 në stadiumin “Azteca” po luhet ndeshja hapëse e Botërorit 2026 në futboll mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Ndeshja i takon Grupit A.
Publikohen formacionet zyrtare
Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së parë të Kupës së Botës mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut.
Formacioni i Meksikës (4-1-2-3)
Rangel, Montes, Vasquez, Reyes, Gallardo, Lira, Fidalgo, Gutierrez, Jimenez, Quinones, Alvarado
Formacioni i Afrikës së Jugut (5-3-2)
Williams, Modiba, Mbokazi, Sibisi, Mudau, Okon, Mokoena, Sithole, Adams, Foster, Rayners
