Haaland e Nusa flasin për arritjen historike me Norvegjinë
Ylli i Norvegjisë, Erling Haaland, është shfaqur i emocionuar pas fitores kundër Bregut të Fildishtë. Ai i është gëzuar fitores historike.
Haaland e udhëhoqi Norvegjinë drejt avancimit në një të tetën e finales të Botërorit me golin e fitores 2:1 të shënuar në minutën e 86-të.
“Kjo është e pabesueshme, kjo është histori”, tha Haaland.
Edhe realizatori i golit të parë të Norvegjisë, Antonio Nusa, është i lumtur me arritjen e madhe.
“Është një ëndërr e bërë realitet”, ka thënë Nusa. “Jam shumë mirënjohëse që jam këtu dhe që e kam ndihmuar Norvegjinë të shkruajë historinë”.
Përzgjedhësi i Norvegjisë flet pas avancimit tutje
Përzgjedhësi i Norvegjisë, Stale Solbakken, i është gëzuar avancimit historik në një të tetën e finales të Kupës së Botës.
“Në përgjithësi, ishte një fitore e merituar. Por kam keqardhje për trajnerin e tyre, sepse dallimi ishte i vogël. Është e vështirë të përshkruhet me fjalë kjo e arritur”, ka thënë Solbakken.
Ai ka vlerësuar lart përfaqësuesen afrikane. Ka thënë se në disa raste, Bregu i Fildishtë fitoi duelet fizike.
Kush ishte më i miri i ndeshjes?
Ndonëse Erling Haaland, ishte vendimtar, më i miri i ndeshjes ndërmjet Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë, u shpall, Antonio Nusa.
Nusa shënoi golin e epërsisë për Norvegjinë në minutën e 39-të, ndërsa Haaland shënoi golin për 2:1 në minutën e 86-të.
Me golin e Haalandit, Norvegjia siguroi kalimin për herë të parë në një të tetën e finales të Kupës së Botës.
Haaland ia siguron Norvegjisë kalimin historik në 1/8 e finales
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shënuar tjetër gol në Kupën e Botës.
Haaland shënoi golin e fitores 2:1 të Norvegjisë kundër Bregut të Fildishtë të martën mbrëma.
Ylli i futbollit, norvegjezi Haaland, e shënoi golin e fitores në minutën e 86-të për t’ia siguruar Norvegjisë avancimin në një të tetën e finales të Botërorit që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Ishte goli i pesë për Haalandin në këtë Botëror. Është një gol prapa Lionel Messit, që ka gjashtë gola.
Antonio Nusa shënoi supergol në minutën e 39-të për epërsinë 1:0 të Norvegjisë.
Golin e barazimit 1:1 për përfaqësuesen afrikane e shënoi futbollisti i Manchester Unitedit, Amad Diallo.
Pasi u lirua nga mbrojtësit e Norvegjisë, Diallo shënoi me goditje të saktë nga afërsia në minutën e 74-t.
Bregu i Fildishtë pati edhe një rast të art në minutën e 96-të. Por gjuajtja e bukur e Diallos u prit edhe më bukur nga portieri i Norvegjisë, Orjan Nyland.
Në një të tetën e finales të Kupës së Botës, Norvegjia do të përballet me Brazilin më 5 korrik.
Është hera e parë që Norvegjia do të paraqitet në 1/8 e finales të Botërorit.
Haaland shënon gol, i kthen epërsinë Norvegjisë
Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland, ka shënuar tjetër gol në Kupën e Botës.
Haaland shënoi golin e epërsisë 2:1 të Norvegjisë kundër Bregut të Fildishtë.
Ylli norvegjez shënoi në minutën e 86-të.
Ishte goli i pesë për Haalandin në këtë Botëror.
Është një gol prapa Lionel Messit, që ka gjashtë gola.
Bregu i Fildishtë barazon rezultatin
Bregu i Fildishtë barazoi rezultatin e ndeshjes kundër Norvegjisë.
Golin e barazimit 1:1 për përfaqësuesen afrikane e shënoi futbollisti i Manchester Unitedit, Amad Diallo.
Pasi u lirua nga mbrojtësit e Norvegjisë, Diallo shënoi me goditje të saktë nga afërsia në minutën e 74-t.
Bregu i Fildishtë në kërkim të golit të barazimit
Bregu i Fildishtë është shfaqur i rrezikshëm në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes kundër Norvegjisë.
Përfaqësuesja afrikane rrezikoi disa herë portën e norvegjezëve. Por Norvegjia po avancon falë supergolit të Antonio Nusas.
Norvegjia e mbyll me epërsi pjesën e parë
Antonio Nusa shënoi supergol në minutën e 39-të për epërsinë 1:0 të Norvegjisë kundër Bregut të Fildishtë.
Ishte goli i vetëm i shënuar në pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në Arlington.
Norvegjia pati raste të tjera për gol edhe nëpërmjet Erling Haalandit. Por ai nuk arriti të shënojë asnjë gol në pjesën e parë.
Ndeshja Bregu i Fildishtë – Norvegjia i takon 1/16 të finales të Kupës së Botës.
Norvegjia në epërsi me supergolin e Nusas
Norvegjia ka kaluar në epërsi ndaj Bregut të Fildishtë.
Antonio Nusa shënoi supergol në minutën e 39-të për epërsinë 1:0 të norvegjezëve.
Ndeshja po luhet Arlington dhe i takon 1/16 të finales të Kupës së Botës.