Egjipti arrin kualifikimin historik
Përfaqësuesja e Egjiptit ka shkruar histori duke u kualifikuar për herë të parë në 1/8 e finales në Kupën e Botës që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Egjipti të premten mbrëma në kuadër të 1/16 së finales e eliminoi Australinë duke e mposhtur pas ekzekutimit të penalltive 4:2.
Koha e rregullt përfundoi baras 1:1. As në vazhdimet dy herë nga 15 minuta nuk u shënuan gola.
Egjipti e pret fituesin e ndeshjes Argjentinë - Kepi i Gjelbër.
Shkon në vazhdime ndeshja Australia – Egjipti
Ka përfunduar baras 1:1 koha e rregullt e ndeshjes ndërmjet Australisë dhe Egjiptit. Ndeshja ka shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta.
Egjipti kaloi në epërsi në minutën e 13-të me golin që e realizoi Emam Ashour.
Australia i barazoi shifrat në minutën e 55-të me autogolin e realizuar nga Mohamed Hany.
Australia barazon rezultatin
Australia ka barazuar shifrat ndaj Egjiptit.
Mohamed Hany shënoi autogol për rezultatin 1:1 në minutën e 55-të.
Egjipti në epërsi pas pjesës së parë
Egjipti e ka përfunduar pjesën e parë në epërsi ndaj Australisë.
Emam Ashour e ka realizuar golin e epërsisë për Egjiptin në minutën e 13-të.
Kjo ndeshje është e vlefshme për 1/16 e finales së Kupës së Botës.
Egjipti në epërsi
Egjipti ka kaluar në epërsi ndaj Australisë.
Emam Ashour e ka realizuar golin e epërsisë për Egjiptin në minutën e 13-të.
Salah starton për Egjiptin
Ylli Mohamed Salah është në përbërjen starutese të Përfaqësueses së Egjiptit ndaj Australisë.
Australia dhe Egjipti në Arlington përballen nga ora 20:00 në kuadër të 1/16 së finales së Kupës së Botës.
Salah ishte në dyshim për të startuar nga minuta e parë për shkak të një lëndimi, por selektori i Egjiptit, Hossam Hassan, ka vendosur ta inkuadrojë si titullar.
