Një zyrtar amerikan tha se gjyqtarit somalez, Omar Artan, iu mohua hyrja në SHBA për shkak të “lidhjes së tij me anëtarë të dyshuar të organizatave terroriste”.
34-vjeçari, që ishte arbitër i vitit 2025 në Afrikë, u ndalua në aeroportin në Miami dhe tani është kthyer në shtëpinë e tij në Somali.
“Ky individ kërkonte të hynte në SHBA. Pas inspektimit të mëtejshëm nga Mbrojtja Doganore dhe Kufitare, u zbuluan informacione, duke përfshirë për lidhje me anëtarë të dyshuar të organizatave terroriste, duke e bërë udhëtarin të papërshtatshëm për t’u lejuar në SHBA”, ka thënë një burim nga administrata Trump, shkruan BBC.
Artan u prit si hero në Somali. Është dashur të jetë arbitri i parë i këtij vendi në Botëror.
-
Arbitrit që iu ndalua hyrja në SHBA i bëhet pritje prej heroi në Somali
-
Arbitrit të Botërorit i ndalohet hyrja në SHBA
-
FIFA do ta paguajë gjyqtarin somalez
-
Artan shumë i dëshpëruar: U shkatërrua ëndrra ime jetësore
-
Arbitri që nuk u lejua në Botëror ka një porosi para se ta drejtojë Superkupën evropiane