Selektori i Spanjës, Luis de la Fuente, ka një lidhje të veçantë me mesfushorin e Arsenalit, Mikel Merino.
Merino ishte heroi i Spanjës në ndeshjen ndaj Portugalisë.
Spanja të hënën e mposhti Portugalinë me rezultatin 1:0 dhe avancoi në çerekfinale të Kupës së Botës.
30-vjeçari Merino e realizoi golin e fitores për spanjollët në minutat shtesë.
De la Fuente e veçon Merinon nga gjithë futbollistët e tjerë të Spanjës.
Edhe
Merino, superheroi i Spanjës që nuk mundi të ecte për dy muaj
“Jam shumë i lumtur për të. Kam një dashuri të madhe për të gjithë lojtarët, por me Mikel Merinon kam diçka të veçantë sepse njihemi prej kohësh. Nëse do të ishte e nevojshme, do të shkoja ta merrja në shtëpinë e tij. Ai është lojtar i klasit botëror. Dua të theksoj rëndësinë e lojtarëve që vijnë nga stoli. Dhe Mikel nuk zhgënjen kurrë”, ka thënë 65-vjeçari.
Merino ka 11 gola të shënuar në 48 paraqitje për Përfaqësuesen e Spanjës.