Ilgiz Tantashev, 42-vjeçari nga Uzbekistani, ishte gjyqtar në ndeshjen e tensionuar mes Francës dhe Paraguait. Franca fitoi 1:0.
Tantashev është kritikuar për mënyrën se si i doli loja nga kontrolli. Paraguaianët luajtën ashpër, ndërsa Franca fitoi me penallti të Kylian Mbappes, të fituar me VAR.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTantashev ishte gjyqtar në ndeshjet Algjeria – Austria 3:3 dhe Maroku – Skocia 1:0. Tantashev u akuzua se i kishte mohuar Skocisë dy penallti.
Tantashev u lind në Bukhara dhe nuk ka ëndërruar të jetë gjyqtar. Ishte mbrojtës dhe mesfushor dhe e ndërpreu karrierën për shkak të një lëndimi të rëndë si 15-vjeçar.
“Kam rënë keq, nuk mundja të ecja për një muaj. Kur fillova të ecë, nuk munda të vrapoja. Kur fillova të vrapoj, nuk mundja ta godisja topin me këmbën e djathtë”, kishte thënë ai në një intervistë të dhjetorit 2024, të përkthyer nga “Le Parisien”.
Tantashev ka thënë se ka metodë specifike për përgatitjen e ndeshjeve. Thotë se i shmang filmat dramatik apo telefonatat stresuese. Sheh filma komedi. Ai ka thënë se i studion ndeshjet e kaluara.
E nisi karrierën në vitin 2008 si asistent, në moshën 24-vjeçare. Më pas u bë gjyqtar kryesor në dy finalet e Ligës së Kampionëve aziatike, të fundit ndërmjet Al Ahlit dhe Machidas. Në Uzbekistan në vitin 2021 ishte gjyqtari më i mirë. Në total i ka 300 ndeshje prej vitit 2008. Ka dhënë 1260 kartonë të verdhë dhe 33 të kuq.
Në Olimpiadën “Parisi 2024” ishte arbitër në dy fitoret e Francës U21, ndaj Guineas dhe Argjentinës në çerekfinale.
Tantashev ishte arbitër edhe në ndeshjen e Botërorit të klubeve mes Interit dhe River Plates në vitin e kaluar. Ndeshja u mbyll me dy kartonë të kuq për ekipin argjentinas dhe pati situata të tensionuara mes Marcos Acunas dhe Denzel Dumfriesit, të cilët synonin të përlesheshin mes vete në tunelin e stadiumit.