Sulmuesi i Norvegjisë, Alexander Sorloth, është përballur me abuzime në rrjetet sociale, pas eliminimit të Norvegjisë nga Kupa e Botës.
E dashura e tij, Lena Selnes, ka publikuar komente të shumta të bëra në “Instagram”, ku përfshihen edhe kërcënime me vdekje dhe thirrje për vetëvrasje.
Norvegjia pësoi 2:1 nga Anglia, ndërsa Sorloth është kritikuar nga shumë tifozë për një pasim që nuk e bëri tek Erling Haaland, që ishte në pozitë të mirë. Por shumë prej komentuesve e kanë kaluar kufirin e asaj që lejohet.
Nuk është hera e parë që një futbollist përballet me kërcënimie për jetën pas ndonjë episodi në Kupën e Botës.

“Kampionati Botëror dhe futbolli sjellin shumë gëzim, por edhe shumë urrejtje. Në fakt nuk doja t'u jepja vëmendje këtyre gjërave, por pas komenteve si këto, ndjeva se duhej. Shpresoj që të gjithë të mendohen edhe një herë para se të shkruajnë komente të tilla, pavarësisht situatës" – ka shkruar Lena Selnes në postimin e saj në Instagram.