Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

E pabesueshme pse u zëvendësua Erling Haalandi

haland

Ish-sulmuesi i Chelseat, Tony Cascarino, thotë se Erling Haaland u largua nga fusha gjatë humbjes së Norvegjisë ndaj Anglisë për shkak të një sëmundjeje.

Skandinavët humbën mundësinë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale pas disfatës nga anglezët me rezultat 2:1.

Por tifozët anembanë globit, së bashku me analistin e “ITV”, Garyt Neville, u habitën kur Haalandi u zëvendësua në minutën e 106-të.

Cascarino, i cili luajti për Irlandën në Kupën e Botës 1990 dhe 1994, ka zbuluar se ka marrë një mesazh që konfirmoi se sulmuesi i Manchester Cityt po vuante nga një virus.

“Mora një mesazh në pushimin e pjesës së parë dhe me sa duket Erling Haaland nuk ishte mirë. Ai ishte një tjetër që vuante nga një sëmundje. Ai nuk dukej mirë fizikisht. Haaland nuk e preku shumë topin, por u habita se sa energji i mungonte gjithashtu”, ka thënë Cascarino.

Edhe Sorloth tregon pse nuk ia pasoi topin Haalandit Botërori 2026 Sorloth tregon pse nuk ia pasoi topin Haalandit

“The Sun” shkruan të hënën se “përgatitjet e Norvegjisë për ndeshjen me Anglinë u ndikuan nga një virus që preku ekipin”.

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, pranoi se disa nga shokët e tij të skuadrës kishin qenë të sëmurë në ditët para ndeshjes.