Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Gosensi i Gjermanisë i del në mbrojtje Xhakës

Robin Gosens

Pas raportimeve se ka atmosferë toksike te Përfaqësuesja e Zvicrës, Robin Gosens i Gjermanisë ka dalë në mbrojtje të Granit Xhakës.

Mbrojtësi i krahut të majtë e ka lavdëruar kapitenin dhe strategun e mesfushës së Zvicrës, ndërsa ka thënë se është lider i padiskutueshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si mund ta dini këtë, toksike? Nuk besoj se dikush ka informata nga dhomat e zhveshjes. Këto janë disa prej atyre titujve që e marrin vëmendjen. Por unë i marr gjithmonë me skepticizëm”, ka theksuar Gosens për mediumin “ARD”. 

Ai ka shtuar se Xhaka “provokon, është i sinqetë, i drejtpërdrejtë”, dhe se kjo mund t’i acarojë njerëzit.

“Nuk janë fjalë boshe. Ai është lider në fushë, mund ta shihni. Ekipi kërkon udhëheqjen e tij, ai i drejton”, është shprehur Gosens. 

Bashkëlojtari te Zvicra, Remo Freuler, ka thënë se Xhaka është shumë i rëndësishëm për ekipin, dhe se deklaratat e tij publike ishin për mbrojtje të skuadrës.