Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Goditja me kokë e Zidanet e shtyu Chongun drejt futbollit

Tahith Chong

Te Përfaqësuesja e Kuraçaos vetëm një futbollist u lind në ishullin e Karaibeve dhe tani ai do ta përfaqësojë vendin në Kupën e Botës.

Lidhja e tij me Gjermaninë është më e thellë sesa gjashtë muajt që i kaloi si i huazuar te Werder Bremeni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tahith Chong është futbollisti i vetëm që u lind në ishullin me 444 kilometra katrorë.

“Pjesëmarrja në Kupën e Botës është ëndërr e bërë realitet. Nëpërmjet Botërorit ne mund ta përfaqësojmë Kuraçaon dhe shpresoj që shumë njerëz të tjerë do ta njohin shtetin dhe historinë tonë”, ka deklaruar Chong.

Chong si një fëmijë nuk kishte aspak interesim për futbollin.

“Nuk e dua këtë sport, futbolli është i mërzitshëm”, i kishte thënë Chongu babait të tij, që donte ta merrte në një ndeshje futbolli.

Por më pas, në vitin 2006 u mbajt Kupa e Botës në Gjermani.

Dhe ishte momenti vendimtar për të ardhmen e Chongut.

“E kam shikuar finalen mes Italisë dhe Francës si dhe goditjen e Zidanet me kokë. Unë isha me Francën në atë kohë, nuk e di ende pse, dhe kam qarë pas ndeshjes. Menjëherë i kam thënë babait se dua të luaj futboll. Kur e mendoj këtë pas 20 vjetësh, ku unë vetë do të luaj me Kuraçaon në Kupë të Botës, është e jashtëzakonshme”, ka deklaruar Chong, shkruan “Kicker”.

Chong i ka 13 paraqitje në Bundesligë për Werder Bremenin në edicionin 2020/21.

Mesfushori 26-vjeçar, karrierë të shkurtër ka bërë edhe te Manchester Unitedi. Ka luajtur edhe për klube si Club Brugge, Birmingham e Luton. Aktualisht është pjesë e Sheffield United në kategorinë e dytë angleze.

Si shumë lojtarë të Përfaqësueses së Kuraçaos, Chongu u zhvillua në Holandë. Ishte pjesë e të rinjve të Feyenoordit.

Kuraçao të dielën luan ndaj Gjermanisë nga ora 19:00.