Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

FIFA identifikon 89 mijë komente abuzuese

Botërori 2026

FIFA ka vazhduar të bëj monitorimin e rrjeteve sociale në Kupën e Botës për komente abuzuese, për 48 përfaqësueset pjesëmarrëse.

FIFA ka identifikuar komentet që u janë drejtuar lojtarëve, përzgjedhësve e zyrtarëve të përfaqësueseve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më shumë se 6 milionë postime dhe komente janë analizuar.

Ndërkohë, janë identifikuar 89 mijë komente abuzuese.

Afro 1000 faqe janë duke u hetuar, ndërsa janë identifikuar 181 mijë komente me gjuhë urrejtjeje.

Komentet abuzuese përfshijnë 11 për qind të të gjitha komenteve të identifikuara dhe FIFA e ka parë situatën shumë shqetësuese.

Ka rritje të fyerjeve prej 3 për qind në krahasim me komentet që janë bërë në “Katari 2022”.