FIFA ka ofruar përkrahje të plotë për arbitrin brazilian Raphael Claus, pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vuri në dyshim integritetin e tij për shkak të kartonit të kuq që ia dha Folarin Balogunit.
Sulmuesi amerikan u përjashtua pas rishikimit të VAR-it në ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Ndërkohë FIFA, pas telefonatës së Trumpit, hoqi dënimin me një ndeshje moslojë për Balogunin. Trump të hënën ka thënë se Claus është pak i dyshimtë nëse shikohet e kaluara e tij, pa shtjelluar më shumë.
Por FIFA e vlerëson Raphael Clausin si një prej arbitrave më profesional në botë.
“Gjatë karrierës, ai në vazhdimësi ka shfaqur standardet më të larta të profesionalizmit dhe integritetit”, shkruan në komunikatën e FIFA-s.
Claus ka drejtuar mbi 600 ndeshje në karrierë dhe është në Botëror për herë të dytë. Në mbrojtje Clausit i doli edhe Pierluigi Colina, shefi i arbitrave në FIFA.
-
Trumpi konfirmon se i kërkoi presidentit të FIFA-s të rishikojë kartonin e kuq
-
UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin
-
Ndërhyrja e Trumpit për të anuluar kartonin e kuq të Balogunit ngjall reagime të shumta
-
Trump falënderon FIFA-n që ia hoqi kartonin e kuq Balogunit
-
Belgjika kundër rizgjedhjes së Infantinos