Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë të hënën se i kërkoi shefit të FIFA-s, Gianni Infantino, të rishikojë faulin që i kushtoi me përjashtim sulmuesit amerikan Folarin Balogun. Trump ka shtuar se nuk mendonte që fauli i dhënë nga gjyqtari i “tmerrshëm” ishte i drejtë.
Kështu presidenti amerikan konfirmoi atë që dyshohej – se ka kërkuar nga Infantino të anulojë dënimin për Balogunin. FIFA ia dha të drejtën sulmuesit të luajë të martën në mëngjes ndaj Belgjikës, ndonëse për shkak të kartonit duhej të mungonte në atë ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E tëra çka bëra, kërkova një rishikim sepse nuk mendoja se ishte faul”, ka thënë Trump për gazetarët në Zyrën Ovale.
Procesi disiplinor i FIFA-s është vënë në qendër të vëmendjes. Ndërhyrja e Trumpit solli reagime të shumta.
“E pash lojën. Nuk ishte faul. Nuk ishte as shkelje. Ishin dy djem që vraponin me shpejtësi të plotë që rastësisht u përplasën me njëri-tjetrin”, ka vazhduar Trump. Ai e vlerësonb vendim vërtet të shkëlqyer atë të FIFA-s për të pezulluar dënimin.
“Mendoj se vendimi i gjyqtarit ishte i tmerrshëm”.
Donald Trump ka shtuar se ka kërkuar rishikim dhe nuk i ka thënë FIFA-s çka të bëjë. Sipas Trumpit, është e rëndësishme që amerikanët t’i kenë lojtarët më të mirë në fushë.
VIDEO:
BREAKING: President Trump reveals the details of his conversation with FIFA President Gianni Infantino over the controversial red card call on star American player Folarin Balogun.
"All I did was ask for a review because I didn't think it was a foul. And, you know, again, I'm… pic.twitter.com/MD5Q9t44th— Fox News (@FoxNews) July 6, 2026