Portieri i Egjiptit, Mohamed El Shenawy, e parashikon të vështirë ndeshjen kundër Belgjikës, më 15 qershor. Megjithatë, ai ka deklaruar se ëndërron që ta fitojë Botërorin.
Ai ka thënë se ndeshja hapëse e Botërorit kundër Belgjikës do të jetë shumë e rëndësishme.
“Do të jetë një ndeshje e madhe për ne. Kemi luajtur kundër Belgjikës më parë, por tani rrethanat do të jenë ndryshe. Është padyshim një ndeshje e madhe për ne dhe një rast i rëndësishëm për lojtarët që do të përballen me Belgjikën. Tifozët do të jenë duke përkrahur të dyja shtetet”, ka thënë El Shenawy për FIFA.
Ai ëndërron titullin e Botës me Egjiptin.
“Sa më përket mua, jam plotësisht i vendosur të shkoj deri në fund në Kupën e Botës. Sigurisht që do të jetë e vështirë, por synimi dhe ëndrra ime është të fitoj turneun”, ka thënë ai.
Egjipti është në Grupin G së bashku me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Iranin.