Shaun Evans është kthyer në detyrën e ndihmësit-arbitrit të VAR-it për ndeshjen mes Zelandës së Re dhe Egjiptit që luhet të dielën, pasi FIFA e liroi nga çdo akuzë pas një hetimi mbi një gjest të diskutueshëm të kapur nga kamerat televizive para sfidës Gjermani - Kuraçao.
Monitoruesi i diskriminimit i FIFA-s në Kupën e Botës kërkoi që Evans të tërhiqej nga Botërori pasi që bëri një simbol “OK” me dorën e djathtë përpara këmbës së tij të djathtë.
Ky veprim u konsiderua si simbol i urrejtjes nga Lidhja Anti-Shpifje me seli në New York, shumë vjet më parë.
Por FIFA pasi shqyrtoi çështjen deklaroi se nuk gjeti asnjë provë për shkelje të Kodit Disiplinor.
Edhe vet Evans u deklarua për këtë çështje. Ai tha se formimi me dorë i shenjës “OK” nuk kishte për qëllim të përcillte mesazh, përkatësi, lojë ose besim të çfarëdo lloji.
Evans do të asistojë zyrtarin e VAR-it, Mohammed Khamid.
-
“Sqarohet” arbitri për të cilin u kërkua të largohet nga Botërori
-
Monitoruesi i racizmit në Botëror i kërkon FIFA-s të largojë një gjyqtar
-
Arbitri që nuk u lejua në Botëror ka një porosi para se ta drejtojë Superkupën evropiane
-
Rasti Embolo vazhdon – FIFA thotë se nuk kishte gabim
-
Zhvillime të reja, Embolo nuk është dashur të përjashtohet ndaj Argjentinës