Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Xhaka ylli i rrugëve të Teheranit

Loja e Granit Xhakës me kombëtaren e Zvicrës po mahnit të gjithë.

Momenti kyç deri në këto momente për Xhakën ka qenë goli që arriti të shënonte në ndeshjen ndaj Serbisë, ku jehona e festimeve po vazhdon edhe sot.

Por mesa duket simpatia për Xhakën dhe Zvicrën ka kaluar kufijtë e Evropës, duke mbërritur edhe në Iranin e largët.

Në kryeqytetin e Iranit, Teheran disa tifozë për të shprehur simpatinë që kanë për kombëtaren helvete kanë pikturuar portretet e Granit Xhakës dhe sulmuesit Breel Embolo në murin e Ambasadës së Zvicrës në Teheran. Fotot e këtij momenti kanë bërë xhiron e rrjetit nga tifozët e përfaqësueses së Zvicrës, transmeton KP.

Grupi i shqiptarëve, që përbëhet nga Xhaka, Shaqiri, Behrami e Xhemaili, do të përballet me Suedinë, në mënyrë që të sigurojë kualifikimin për çerekfinale. Zvicra fazën e grupeve e mbylli në vendin e dytë pas Brazilit, në një grup që përbëhej edhe nga Serbia dhe Kosta Rika.

{gallery}

Artikuj të ngjashëm