Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe Anglisë, Phil Neville, ka kritikuar dyshen shqiptare, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhakën pasi Zvicra u eliminua nga Botërori.
Suedia fitoi ndeshjen me një gol të realizuar nga mesfushori Emile Forsberg ndërsa analisti anglez ka fajësuar Xhakën për lejimin e depërtimit të suedezit.
“Të flasim një minutë për Xhakën, është e turpshme. Ai rrëzohet, e la Forsbergun ta kalojë lehtë në disa raste në pjesën e dytë. Ai është fajtor për golin sepse Forsbergu depërton dhe ai vetëm lejon kalimin e tij. Nuk bën asgjë. Ai është mbrojtës defanziv. Është i rrejshëm”, ka thënë Neville.
“Tash pas ndeshjes mbase do të ulet në zhveshtore dhe do të thotë: ‘Luajta mirë, pasova topin te lojtarët anash. Këtë lojë të tij e shohim çdo javë. E shohim edhe tek Arsenali. Nuk më pëlqen një tip i tillë i lojtarit”.
