Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Uruguai i vogël po tregohet madhështor

Për shkak të theksit dhe kulturës së ngjashme, gjasat janë të mëdha që Uruguai mesatar shpesh të ngatërrohet me Argjentinën. Megjithatë, në botërorin "Rusia 2018" askush nuk po e ngatërron.

Argjentina, me më shumë se 40 milionë banorë, tashmë është kthyer në shtëpi pas fushatës së dobët që e pati në botëror me vetëm një fitore në katër ndeshje. Ylli kryesor i saj, Lionel Messi, sërish dështoi të dëshmohet në turneun e madh, derisa reparti i mbrojtjes argjentinase ishte i brishtë, duke u thyer nëntë herë, transmeton Koha Ditore.

Uruguai, me 3.3 milionë banorë, është kualifikuar në çerekfinale të botërorit dhe përballë do të ketë Francën që në 1/8 e finales eliminoi Argjentinën. Uruguai regjistroi katër fitore në po aq ndeshje, të fundit ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos në 1/8 e finales.

Pra, me një popullatë kaq të vogël, si është e mundur që Uruguai të jetë kaq konsistent? Suksesi i Uruguait nuk është ndonjë befasi për tifozët që kanë njohuri për historinë e futbollit botëror.(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).