Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Trajneri i Serbisë: Duhet të mposhtim Brazilin

Trajneri i Serbisë, Mladen Krstajiq pas humbjes nga Zvicra, 1-2, ka thënë se tani ekipi i tij duhet ta mposhtë Brazilin.

Serbia u mposht sonte në Rusi me dy golat e shqiptarëve, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, që bënë paraqitje të jashtëzakonshme, transmeton Koha.net.

“Që nga dita e parë kur e kemi parë grupin shumë e kanë ditur se Brazili është favoriti i grupit dhe i kampionatit. Por, duhet ta mposhtim Brazilin në ndeshjen e fundit pasi asgjë nuk është e pamundur, e respektojmë dhe e dimë se do të jetë e vështirë, por ata kanë pikë të dobëta dhe do të provojmë t’i shfrytëzojmë”, është shprehur ai.

Artikuj të ngjashëm