Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Suedia e Meksika në 16 më të mirat

17:54 - Meksika dhe Suedia kanë siguruar vend në mesin e 16 kombëtareve më të mira të botës.

Ato janë kualifikuar nga Grupi F me nga gjashtë pikë secila.

Në xhiron e fundit, Suedia fitoi 3 me 0 ndaj Meksikës, por humbja e Gjermanisë nga ndeshja tjetër me Korenë e Jugut e ndihmon Meksikën që të ruajë pozitën e dytë.

Gjermania, kampioni i vitit 2014, është eliminuar bashkë me Korenë.


Suedia dyfishon epërsinë

Suedia ka shënuar edhe golin e dytë në ndeshjen e sotme ndaj Meksikës.

Ishte Granqvist ai që shënoi golin e dytë për suedezët nga penaltia në minutën e 62.


Suedia kalon në epërsi ndaj Meksikës

Suedia ka kaluar në epërsi në ndeshjen e sotme ndaj Meksikës, transmeton Koha.net.

Ishte Augustinsson ai që shënoi kur po luhej minuta e 50 pas asistimit nga Claesson.

Artikuj të ngjashëm