Suedia e ka fituar ndeshjen ndaj përfaqësueses së Meksikës të mërkurën mbrëma. Suedezët mposhtën meksikanët me rezultatin 2:1, në ndeshjen që u zhvillua në Spanjë.
Suedia shënoi e para nëpërmjet Marcus Rohdenin në minutën e 54-t, ndërsa Meksika barazoi me Alexis Vegan në minutën e 60-të.
Në minutën e 84-t, Suedia shënoi golin e fitores. Shënues i golit të fitores ishte Mattias Svanberg. Meksika është në grupin C me Argjentinën, Arabinë Saudite dhe Poloninë.