Danijel Subashiq ishte personifikim i heroizmit në Sochi. Portieri i Kroacisë u fut në përballje çerekfinale të Kupës së Botës me një lëndim, që u përkeqësua gjatë ndeshjes çerekfinale ndaj Rusisë. Ai luajti me dhembje dhe refuzoi të ndërrohej.
Bëri një pritje spektakolare, duke i mohuar nikoqirit Rusisë një fitore në kohë të rregullt dhe më pas priti një penallti për të ndihmuar Kroacinë që të triumfojë ndaj nikoqires.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKroacia u bë vetëm përfaqësuesja e dytë në histori të Kupës së Botës që fitoi dy ndeshje rresht në penallti, pas Argjentinës së vitit 1990. Ndërkohë Subashiq 33-vjeçar u bë vetëm portieri i tretë që priti katër penallti në një Kupë të Botës, duke barazuar rekordin e Harald Schumcherit dhe Sergio Goycocheas.
Pas ndeshjes ndaj Rusisë, ishte vënë në pikëpyetje paraqitja e tij në gjysmëfinale ndaj Anglisë, por vetë portieri nuk e ka ndërmend të dorëzohet. Është ndeshja e jetës për të. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).