Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Spektakël golash në barazimin Portugali-Spanjë, shkëlqen Ronaldo

Një ndeshje spektakolare kanë zhvilluar Portugalia dhe Spanja në ndeshjen e tyre të parë në Botërorin “Rusia 2018”.

3 me 3 ishte rezultati përfundimtar i takimit, me Cristiano Ronaldon që ishte i jashtëzakonshëm në këtë takim, transmeton Koha.net.

Portugezi shënoi golin më të shpejtë deri më tani në këtë Botëror, në minutën e 4, kurse realizoi edhe “hat-trickun” e parë.

Te Spanja më i miri ishte Diego Costa që shënoi dy gola, kurse një supergol e shënoi Nacho.

Në Grupin B lider aktual është Irani me tre pikë, kurse pas tij renditen me nga një pikë Portugalia dhe Spanja, kurse e fundit është Maroko.

Edhe Ronaldo shënon golin e 943-të në karrierë Futboll Ronaldo shënon golin e 943-të në karrierë

Ronaldo i papërmbajtshëm, “hat-trick” ndaj Spanjës

Cristiano Ronaldo ka treguar pse është lojtari më i mirë në botë.

Portugezi është i pandalshëm ndaj Spanjës, duke shënuar “hat-trickun” e parë në Botërorin e Rusisë, dhe atë ndaj Spanjës, transmeton Koha.net.

Ylli i Real Madridit shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë për të barazuar shifrat 3 me 3.


Spanja “përmbys” Portugalinë, supergol nga Nacho

Spanja ka përmbysur disavantazhin ndaj Portugalisë, dhe tani po udhëheq 2 me 3.

Ishte Diego Costa që shënoi për Spanjën, në minutën e 55 për 2-2, kurse Nacho me supergol kaloi Spanjën në epërsi, transmeton Koha.net.

Në anën tjetër për Portugalinë të dy golat i kishte shënuar Ronaldo.


Ronaldo leksion Spanjës, rikthen epërsinë e Portugalisë

Edhe Ronaldo feston me lot në sy triumfin me Portugalinë në Ligën e Kombeve Futboll Ronaldo feston me lot në sy triumfin me Portugalinë në Ligën e Kombeve

Super Cristiano Ronaldo ka rikthyer epërsinë e Portugalisë ndaj Spanjës.

Lojtari më i mirë në botë shënoi golin e tij të dytë në këtë ndeshje, me kombëtaren e tij që po udhëheq tani me rezultat prej 2 me 1, transmeton Koha.net.

Ai shënoi në minutën e 44, kurse golin e parë e kishte shënuar në minutën e katërt.


Costa “shkatërron” mbrojtjen e Portugalisë

Spanja ka barazuar shifrat ndaj Portugalisë.

Ishte Diego Costa ai që shënoi një gol shumë të bukur, të parin për Spanjën në Botërorin e Rusisë, transmeton Koha.net.

Ai realizoi në minutën e 25.


Ronaldo kalon në epërsi Portugalinë ndaj Spanjës

Edhe Ronaldo shkëlqen në miqësoren e fundit para Evropianit Futboll Ronaldo shkëlqen në miqësoren e fundit para Evropianit

Portugalia ka pasur një fillim fantastik në derbin e sotëm ndaj Spanjës, në ndeshjen e parë të Boërorit për këto dy kombëtare.

Ishte Ronaldo ai që shënoi nga penaltia në minutën e katërt, transmeton Koha.net.