Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Spanja ndjek Portugalinë

21:54 - Spanja ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.

Ish-kampioni i botës ka ndjekur hapat e rivalit të Grupit B, Portugalisë që sot më herët fitoi ndaj Marokut.

Spanja fitoi 1 me 0 ndaj Iranit me golin e vetëm të shënuar nga Diego Costa.

Në tabelën e këtij grupi Portugalia e Spanja kanë nga katër pikë, ndërsa Irani ka tri. Në fund Maroku s’ka pikë.


Diego Costa i jep epërsinë Spanjës ndaj Iranit

Edhe Spanja, kampione e botës në futboll Botërori 2026 6 d. më parë Spanja, kampione e botës në futboll

Sulmuesi Diego Costa ka kaluar Spanjën në epërsi me golin e realizuar ndaj Iranit.

Costa që realizoi golin e tretë në Botëror u shënua në listën e golashënuesve në minutën e 54.


Irani i reziston Spanjës në pjesën e parë

Irani ka arritur të rezistojë në 45-minutat e parë të ndeshjes me Spanjën, duke mos pësuar gol pavarësisht rasteve të shumta të kundërshtarëve.

Edhe Më në fund shënon Spanja Botërori 2026 6 d. më parë Më në fund shënon Spanja

Spanja dominoi plotësisht në pjesën e parë të ndeshjes së dytë në Grupin B në Botëror, por 45-minutëshi u mbyll 0 me 0.

Ajo pati më shumë se 80 për qind të posedimit të topit dhe pati shtatë raste për gol.