Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Spanja arrin në Krasnodar, synon titullin e dytë botëror

Ekipi përfaqësues i Spanjës ka udhëtuar të enjten në Krasnodar të Rusisë ku do të jetë edhe vendndodhja e tyre para Kupës së Botës 2018-të, ku do të kërkohet triumfi i dytë pas atij të 2010-tës në Afrikën e Jugut.

Pasi barazoi me Zvicrën të dielën, Spanja do ta luajë miqësoren e fundit kundër Tunizisë të shtunën, transmeton KTV.

Të besuarit e Julen Lopeteguit do të luajnë me kampionin Evropian, Portugalinë, më 15 qershor në Sochi, në Grupin B, ku poashtu bëjnë pjesë edhe Irani dhe Maroku.

Artikuj të ngjashëm