Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Sergio Romero humb Botërorin shkaku i lëndimit

Portieri Sergio Romero nuk do të udhëtojë me përfaqësuesen e Argjentinës për në Rusi pasi ka pësuar një lëndim në gju.

31-vjeçari ka 94 paraqitje me Argjentinën dhe në vend të tij është ftuar Nahuel Guzman i Tigres.

Willy Caballero dhe Franco Armani janë portierët rezervë të kësaj përfaqësueseje.

Argjentina kampanjën në Botëror e fillon kundër Islandës më 16 qershor, pastaj do të përballet me Kroacinë dhe Nigerinë në Grupin D.