15:52 - Serbia ka marrë tri pikë në ndeshjen e parë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Serbët fituan ngushtë 1 me 0 ndaj Kostarikës në Grupin E, për të fituar tri pikët e para.
Aleksandar Kolarov shënoi golin e vetëm në minutën e 56-të.
Në këtë grup, më vonë përballen Zvicra me Brazilin.
Kolarovi kalon Serbinë në epërsi ndaj Kostarikës
15:15 - Aleksandar Kolarov ka kaluar Serbinë në epërsi ndaj Kostarikës në ndeshjen e parë të Grupit E në Kupën e Botës.
Ai realizoi në minutën e 56-të për rezultatin 1 me 0. Shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Great free kick and goal from Kolarov 1-0 Serbia ?? #Russia2018WorldCup pic.twitter.com/y8i6fd2RPs
— Raj (@RKSA1970) June 17, 2018
Kostarika e Serbia barazojnë në pjesën e parë
Kostarika dhe Serbia nuk kanë arritur të ndryshojnë rezultatin e fillimit në 45 minutat e parë të ndeshjes së parë në kuadër të Grupit E në Kupën e Botës.
Serbia dominoi sa i përket posedimit të topit, por më shumë raste i takuan Kostarikës.
Geancarlo Gonzales i Kostarikës dhe Sergej Milinkoviq-Saviq i Serbisë patën rastet më të mira në pjesën e parë.