Futbolli i Argjentinës është i njohur kryesisht për prodhimin e lojtarëve me aftësi të jashtëzakonshme si Diego Maradona e Lionel Messi, por ky shtet po tregohet edhe njëlloj fabrike për nxjerrjen e trajnerëve.
"Nëse dëshironi të mësoni rreth futbollit, atëherë patjetër që duhet të udhëtoni në Argjentinë", ka thënë Pep Guardiola përpara se taktikat e tij te Barcelona, Bayern Muencheni dhe tash Manchester City të ndihmojnë në revolucionin e lojës së futbollit.
Këto fjalë, Guardiola i tha pas takimit që pati me dy trajnerë të mëdhenj të shtetit nga Amerika e Jugut, Cesar Luis Menotti dhe Marcelo Bielsa.
Asgjë shtet tjetër nuk do të ketë më shumë trajner në kampionatin botëror "Rusia 2018", që nis më 14 qershor sesa Argjentina. Gjithsej, pesë trajnerë argjentinas do të jenë të pranishëm në Rusi: Jorge Sampaoli (Argjentina), Jose Pekerman (Kolumbia), Ricardo Gareca (Peruja), Hector Cuper (Egjipti) dhe Juan Antonio Pizzi (Arabia Saudite). (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).