Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Përzgjedhësi i Australisë paguan nga xhepi i vet asistentët

Australia është një nga 32 shtetet që do të marrë pjesë në Botërorin “Rusi 2018”.

Kjo kombëtare, ndodhet në Grupin C së bashku me Francën, Danimarkën dhe Perunë.

Pavarësisht se është një nga shtet më të fuqishme në botë, Australia nuk ka fonde për të paguar të gjithë stafin teknik.

Trajneri i “kangurëve”, Bert Van Marvijk, ka shprehur përkrahjen maksimale për stafin e tij teknik duke i paguar nga xhepi i tij.

Van Marvijk ishte caktuar trajner për një kohë të shkurtër në janar pas largimit të Ange Postecoglou, i cili arriti të udhëheqë kombëtaren drejt kualifikimit në Botëror.

Edhe Australisë i duhet fitorja ndaj Perusë dhe ndihma e Francës Botërori 2018 Australisë i duhet fitorja ndaj Perusë dhe ndihma e Francës

Edhe pse kishte pasur staf teknik të gatshëm, trajneri aktual këmbënguli që të marrë strukturën e tij në Botëror edhe pse Federata e Australisë (FFA) i kishte thënë se s’ka fonde për t’i paguar asistentët e tij.

Trajneri ka vendosur që do t’i paguajë me paratë e tij pjesëtarët e stafit teknik.