Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Përfaqësuesja angleze me lojtarë vetëm nga Premier Liga

Gareth Southgate viteve të fundit ka udhëtuar gjithandej për të kërkuar futbollistë e për të vendosur nëse do të jenë në listën e tij përfundimtare për Kupën e Botës, Rusia 2018. Por tani është bërë e ditur se lojtarët e “Tre Luanëve” luajnë në tokën angleze.

Anglia është njëra nga dy përfaqësueset e Botërorit, ku futbollistët e saj dhe të Arabisë Saudite, janë të vetmit që luajnë në kampionatin vendor, transmeton Sporti në KTV.

Nga ana tjetër, Belgjika poashtu është e veçantë në këtë Botëror, pasi vetëm Leander Dendoncker luan në Belgjikë te Anderlechti. Belgjikës, yjet e ekipit i luajnë në Premier League, si Eden Hazard, Kebin De Bruyne, Romelu Lukaku, Thibaut Courtois, Mousa Dembele, Toby Alderweireld dhe Jan Vertonghen.

Nga 32 shtetet tjera që garojnë në Rusi këtë verë, Suedia dhe Senegali janë shtetet, futbollistët e të cilave nuk luajnë në kampionatet e tyre.