Përfaqësuesja e Francës u bë finalistja e parë e botërorit "Rusia 2018" dhe pos lojës së mirë që tregoi në fushë, ajo pati edhe fat në shumë ndeshje. Dhe ky fat, në kampin francez besojnë se vjen nga një ritual që lojtarët e bëjnë para çdo ndeshjeje.
Gati e pabesueshme, por futbollistët e Didier Deschampsit besojnë se mustaqet e mbrojtësit Adil Rami u ndihmuan të kualifikohen në finale të botërorit pas dy dekadave, transmeton Koha Ditore.
Besimi i tyre në ritualin e prekjes së mustaqeve të Ramit, të cilat i quajnë magjike, u përforcua pas ndeshjes gjysmëfinale kundër Belgjikës, të cilën e mposhtën me golin e vetëm të Samuel Umtitit.
Gjithçka nisi me sulmuesin Antoine Griezmann, i cili para ndeshjes së parë të botërorit "Rusia 2018" kundër Australisë, preku mustaqet e Ramit. Këtë ritual, Griezmann e bëri në tunel përpara se të dilte në fushë, kurse Franca triumfoi 2:1 për të nisur me këmbë të mbarë botërorin. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Deschamps tregon “sekretin” e dominimit të Francës
-
Cucurella mban premtimin, tatuazh për De la Fuenten
-
Deschamps merr përgjegjësinë për pjesën e parë të papranueshme në ndeshjen e tij të fundit si përzgjedhës
-
Franca kërkon medaljen e bronztë për Deschampsin
-
Tregimet e pabesueshme të finaleve të Kupës së Botës