Meksika do ta kërkojë largimin e “mallkimit” në Botëror, ndërsa sivjet në Rusi do të ketë përballë kampionin në fuqi, Gjermaninë, në Moskë.
Në gjashtë Kupat e Fundit të Botës, meksikanët qe 24 vjet janë eliminuar në fazën e 16 skuadrave më të forta, transmeton KTV.
Dy ndeshjet e radhës janë kundër Koresë së Jugut dhe Suedisë, që në letër duken shumë më të lehta. Në gjashtë muajt e fundit, meksikanët kanë mposhtur Poloninë, Bosnjën dhe Islandën në miqësore.
Futbollistët për t’u shikuar janë portieri spektakolar Guillermo Ochoa, mbrojtësi Hector Moreno dhe dyshja sulmuese Hirving Lozano 22-vjeçar, dhe 29-vjeçari Javier “Chicharito” Hernandez.
Ish-futbollisti i Barcelonës, Rafael Marquez, do të bëj rekord në paraqitje në Kupën e Botës, dhe barazon rekordin me bashkëkombësin Antonio Carbajal, portierin italian Gianluigi Buffon dhe legjendën gjermane, Lothar Matthaus.