Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2018

Mediat braziliane kundër Neymarit

Shtypi brazilian ishte shumë i ashpër në analizën e paraqitjes së Neymar, duke e akuzuar atë si shumë individualist ndaj Zvicrës dhe përgjegjës për marrjen e shumë fajeve nga mbrojtja rivale.

“Neymar ishte një fatkeqësi e vërtetë, – thotë Arnaldo Ribeiro i “ESPN Brasil”.

– Ai bëri një ndeshje të pranueshme dhe e ka merituar të zëvendësohet. Brazili ka një ekip të mirë, por i duhen cilësi kolektive që të mos ketë telashe. Neymar ishte i vendosur për ta fituar vetë ndeshjen dhe kështu prishi ekuilibrat si grup. Ai mund të justifikohet me operacionin e fundit, por nuk prodhoi asgjë të mirë për ekipin. Do të ishte më mirë për të aktivizuar Douglas Costa, për të cilin ende nuk e di pse nuk luajti”, transmeton KosovaPress.

Në të njëjtën linjë ishte edhe Zé Elias, ish-futbollist dhe komentator i të njëjtit zinxhir televiziv: “Neymar ishte egoist në fushë dhe ka marrë kaq shumë faulle, por këto nuk vlejnë. Problemi është se Neymar ka harruar për të luajtur si një ekip dhe e mbajti në mënyrë të tepruar topin”.

“Abuzoi shumë me shfaqjet individuale dhe ishte larg nga niveli që tregoi në dy ndeshjet e fundit. Ai u shfaq vetëm në fund të lojës me një goditje me kokë”, – nënvizon “Globoesporte”, e cila e ka vlerësuar yllin e PSG-së me notën 5.5.

Osvaldo Pascoal, nga “Fox Sport Brasil”, ishte gjithashtu i ashpër me performancën e Neymar: “Duke luajtur në atë mënyrë si ndaj Zvicrës, ai u tregua lojtar i futbollit vulgar. Është e pakuptueshme që trajneri Tite nuk i dha Douglas Costa një minutë të vetme aktivizim”.

Edhe Ronaldo rihap debatin për Neymarin Botërori 2026 1 j. më parë Ronaldo rihap debatin për Neymarin

“Neymar është paraqitur në formë më të ulët se sa pritej dhe kjo ishte arsyeja kryesore pse Brazili nuk ka fituar ndaj Zvicrës, – thotë Thiago Nogeira, gazetari i “O Tempo Brazil”, që e vendos theksin edhe te numri i faulleve të fituar.

Lojtarët e Brazilit, në anën tjetër, e mbrojtën shokun e tyre, në fund të ndeshjes. Pothuajse të gjithë anëtarët e “Canarinhas” kishin një reagim ishte unanim: “Neymar ka pasur një ndeshje të shkëlqyer dhe do të jetë vendimtar në Kupën e Botës”.