Mario Manxhukiq ka hyrë në libra të historisë së finaleve si lojtari i parë që realizon autogol në histori të finaleve.
Sulmuesi i Juventusit realizoi autogolin pas gjuajtjes së lirë të Antoine Griezmannit, duke ia dhënë epërsinë Francës.
Në 20 finalet e mëparshme të Botëroreve, që datojnë prej vitit 1930, asnjë lojtarë nuk ka realizuar autogol.